Ramazan 2026 / 1447 H

Mirësevini në Muajin e Mëshirës

Ramazani është koha e reflektimit, lutjes dhe afrimit me Allahun. Zbuloni programin e Xhamisë Rezistenca për këtë muaj të bekuar.

Vlera e Agjërimit

"Kush agjëron Ramazanin me besim dhe duke llogaritur shpërblimin vetëm te Allahu, atij i falen mëkatet e kaluara."

— Profeti Muhamed (a.s), Buhariu

Axhenda Ditore

Aktivitetet në Xhami

Mukabela Ditore

Pas namazit të Ikindisë

Leximi tradicional i Kuranit (Mukabela) këndohet çdo ditë nga hafizët tanë.

Namazi i Teravive

Pas namazit të Jacisë

Teravitë falen me xhemat çdo natë. Hoxha mban ligjëratë të shkurtër para namazit.

Iftare të Përbashkëta

Në kohën e Akshamit

Organizojmë iftare komunitare çdo të Premte dhe të Shtunë për xhematin.

Mbledhja e Fitrave

Gjatë gjithë muajit

Mundësi për të dhënë Sadakatul Fitrin dhe Zeqatin pranë xhamisë sonë.

Lutjet e Agjërimit

Mësojini dhe përdorini këto lutje çdo ditë.

Lutja (Nijeti) për Agjërim

Thuhet para Imsakut (Syfyrit)

"Nevejtu en esume gaden lillahi te'ala min shehri ramadan."

Vendosa (bëra nijet) që të agjëroj nesër për hir të Allahut të Madhëruar, nga muaji i Ramazanit.

Lutja e Iftarit

Thuhet kur çelni iftarin

"Allahumme leke sumtu ve bike amentu ve ala rizkike eftartu."

O Zot, për Ty agjërova, Ty të besova dhe me furnizimin Tënd bëra iftar.

Këshilla për Ramazan

Disa udhëzime të dobishme për të përmirësuar agjërimin dhe shpirtin tuaj gjatë këtij muaji të bekuar.

Sadakatul Fitri dhe Zeqati

Pastroni agjërimin tuaj dhe gëzoni të varfrit duke dhënë Fitrat para namazit të Bajramit. Xhamia Rezistenca organizon shpërndarjen e tyre tek familjet në nevojë.

Vlera e Fitrit për këtë vit

300 / 500 DEN

Për person